“Qëndroi me ne kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore” – Dua Lipa mbështet Joe Biden për president të SHBA-ve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka dalë në mbështetje të kandidatit demokrat për zgjedhjet Presidenciale, Joe Biden.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.

Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore.

Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova përgjatë videos.

Përballë kandidatit demokrat është Presidenti aktual i SHBA, republikani Donald Trump.