Vaksinimi pa pagesë

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Rahovec pajisen me vaksina sezonale

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, Samir Mustafa ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” është pajisur me vaksina sezonale ndaj të moshuarve.

Këto vaksina janë pa pagesë dhe janë të shpërndara në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Rahovec.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në qytetin e Rahovecit është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me vaksina kundër gripit sezonal në sasi të konsiderueshme të vaksinave dhe se vaksinat janë pa pagesë. Në ditët në vazhdim do të fillohet me vaksinimin e të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për vaksinim në QKMF dhe në QMF, në gjithë territorin komunës. Vaksinat janë shpërnda edhe në qendra të tjera të mjekësisë familjare”, ka thënë Mustafa.