Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve rrezikon të mbyllet

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë që ekziston që nga viti 1993 rrezikon të mbyllet.

Kjo qendër ishte mbyllur për 18 muaj përkohësisht. Krejt kjo si pasojë e mungesës së mbështetjes nga institucionet.

Zana Hamiti-Asllani, drejtoreshë në këtë qendër, foli në SOT të KTV-së për gjendjen e kësaj qendre.

Në emision pati një videoinkuadrim nga Londra. Prej atje Adelina Badivuku tregoi për mbrëmjen humanitare që do të mbahet më 15 dhjetor, e që ka synim të ndihmojë qendrën me financa.