Qëllohet me gur për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

Makina e publicistit opozitar Fatos Lubonja është goditur dhe dëmtuar me gurë gjatë ditëve të fundit. Nuk dihet ende se kur ka ndodhur ngjarja, por zoti Lubonja ka bërë kallëzimin penal më 2 janar 2020.

Makina është sulmuar teksa ka qenë parkuar pranë banesës së Zotit Lubonja.

Kjo është hera e dytë që makina e Lubonjës qëllohet, brenda pak muajsh.

Në korrik 2019, zotit Lubonja i thyen xhamin e përparmë të makinës më një gur të madh. Pak pasi lajmi u bë publik, policia tha se e arrestoi autorin e ngjarjes, ndërsa ajo u konsiderua si sulm ndaj gazetarëve kritikë.

Për ngjarjen e korrikut, zoti Lubonja tha se është ndikuar nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në çdo moment “denigron, fyen dhe godet gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij”.