Qelaj: Ky vit do të jetë për provim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka prezantuar sot dy raporte me rekomandime pasi që ka hapur dhe hetuar dy raste të cilat lidhen me mbrojtjen edhe të viktimave të dhunës në familje si dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës për gratë, nënat vetushqyese. Pas hetimeve në të dy rastet avokati i Popullit i ka konstatuar shkeljet dhe i është drejtuar me rekomandime konkrete institucioneve përgjegjëse.

Raporti i parë ex officio është në lidhje me të drejtat e nënave vetushqyese në Kosovë lidhur me njohjen e pushimit vjetor edhe për dy ditë punë për prindin vetushqyes, i cili i takon sipas ligjit të Punës i Republikës së Kosovës.

Raporti i dytë ex officio është në lidhje me masat operative parandaluese për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, sipas ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizjes me vendim të gjykatës.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u shpreh se viti 2021 për këtë institucion do të jetë i fokusuar në promovimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se do të merren seriozisht për të adresuar të gjitha rekomandimet që i marrin nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

“Kemi emëruar hetues që merren ekskluzivisht me dhunën në familje”, tha ai.

Drejtori i zyrës për Qeverisje të mirë, Habit Hajredini, tha se tha se duhen ndërmarrë hapa konkret për adresimin e të gjitha rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit.

“Dhuna në familje, diskriminimi është në rritje dhe është një shqetësim shumë i madh për shoqërinë tonë. Prandaj kërkohet një mobilizim për ta parandaluar”, tha ai.