Qelaj i përgjigjet Tahirit: Avokati i Popullit nuk mund të ndikohet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj. Kjo pasi që Qelaj ka hedhur poshtë ankesën e ish-kryetares së KQZ, Valdete Daka, kundër vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e saj.

Naim Qelaj iu përgjigj Tahirit duhe thënë se, klasa politike duhet të kuptojë që Avokati i Popullit nuk ndikohet, raporton Indeksonline.

Unë nuk pres që vendimet e mija edhe në të ardhmen të mos marrin goditje të tilla. Në fakt unë edhe tek deklarata e zotit Tahiri nuk dua të lëshohem, gëzoj respekt edhe për të njëjtin. Është agjendë e tij politike. Nuk dua të komentoj fare por unë pres jo vetëm në këtë rast por çdo vendim që do të marr, në çfarëdo forme jetë, të ketë reagime të tilla.

Është mirë që pjesa e klasës politike me u kuptu një gjë që avokati i popullit nuk mund të ndikohet. Ka garanci të tilla kushtetuese që i ofrojnë mundësi me e rujt emrin dhe rolin që e ka”, tha ai në Kanal 10./Indeksonline/