Ka dy orë që po vazhdon takimi i mbyllur mes presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Këto momente në takim është bashkuar edhe ushtruesja e detyrës së ambasadores amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Indeksonline ka siguruar momentin kur Prattipati ka shkuar me nxitim në presidencë për tu bërë pjesë e diskutimeve mes dy liderëve shtetërore.

Mbetet të shihet se çfarë do të prodhoi ky takim “efefantësh” për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.