Lulzim Hetemi

“Qaty janë, qaty do të rrinë”: Rreth 1 mijë euro flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë në Qabër të Zubin Potokut, flet Zeqiri

Ndryshe nga Lulzim Hetemi i mbyllur hermetikisht në objektin komunal në Leposaviq nga ku mund t’ia ketë harruar edhe erën botës së jashtme, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, që punon më në periferi së paku mundi ta gëzonte një ditë feste dhe t’ia shohë hajrin edhe fshati i tij.

Rreth 1 mijë euro shpenzoi nga buxheti në blerje të 100 flamujve të Kosovës dhe 100 të Shqipërisë (që në tender i quan kombëtar) për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor. Në tender zyra e tij kërkoi 100 flamuj të Kosovës dhe 100, siç e shkruanë ata, “flamura kombëtarë”.

“B.M.S Solutions L.L.C” (kompani të cilën s’mundëm ta shohim rreth pronësisë dhe veprimtarisë së saj ngase uebsajti i ARBK-së nuk punon) u kontraktua nga Komuna e Zubin Potokut e Izmir Zeqiti për të blerë gjithsejt 200 flamuj për ta dekoruar festivisht fshatin Qaber.

Ndonëse te uebsajti i “e-prokurimit” njoftimi është i datës 30 nëntor, Zeqiri na thotë se ata ishin për 28 nëntor për dekorim të fshatit.

Në qytet të Zubin Potokut nuk kemi shku ashtu mos me qenë provokuese”, thotë ai për Nacionalen. “I kemi vendosur përgjatë rrugës kryesore; flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuj kombëtar”.

Se a do të qëndrojnë flamujt e vendosur – 200 prej tyre – Zeqiri s’e ka asnjë dilemë, përveç nëse, siç thotë ai, “ndodh najsen me lagështi dimrit”.

Flamujt janë vendosur, mund të shihen akoma nuk i kemi hjek. Janë përgjatë rrugës kryesore, rrugës për Qaber deri para zyreve janë të vendosur. Kjo është rregull”.

Flamujt, na tha ai, “janë të vendosur akoma”.

Nganjëherë i hjekim pas një kohe, dimrit lagështia najsen, por me siguri s’do të hiqen do të qëndrojnë aty ku janë”, na tha zoti Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut ka pasur edhe probleme shëndetësore e ku madje kohëve të fundit i është nënshtruar edhe një intervenimi në zemër; e ku ai thotë se duhani i kishte shkaktuar probleme të shumta shëndetësore. “Unë jam duhanxhi i hershëm, kam qëndruar shumë edhe në ambientet ku pihet duhani, kjo është arsyeja më tepër e ngushtimit të ndonjë arteries”, shprehej Zeqiri në një intervistë për Teve1.

Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci (kryetari i Zveçanit) nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishin qëndruar në linjë me kërkesat e QUINT-it për të punuar nga zyre alterantive për shkak të tensioneve në veri që erdhi si pasojë e zgjedhjes së tyre kryetarë.

Ata kanë punuar në një rol tejet teknik sa për të kryer shërbime bazike komunale për shkak të legjimitetit të dobët qytetarë ku ato zgjedhje ishin bojkotuar nga afro 97% e popullatës lokale.

Zgjedhjet të reja në veri ende nuk janë caktuar por se është hartuar një Udhëzim Administrativ që kërkon që kryetarit përmes një peticioni të nënshkruar nga 20% të votuesve të një komune të kërkojnë largimin e kryetarëve legalë ndonëse jolegjitimë.