Rashit Qalaj

Qalaj thotë se Kurti e Sveçla “përzihen” në planet operacionale të Policisë së Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “përzihen” në plane operacionale të Policisë së Kosovës.

Madje, Qalaj deklaroi se gjatë kohës sa ishte drejtor i përgjithshëm i Policisë, s’ka lejuar asnjëherë të “përzihen” ministrat.

Në kuadër të diskutimit se si është gjendja e Policisë tani nën qeverisjen aktuale, deputeti vlerësoi që s’janë të pavarur, ashtu siç do duhej të ishin.

“Të dy përzihen, Kurti e Sveçla. Por, normalisht që Sveçla është ministër i punëve të Brendshme, ai nga dëshira që të jetë sa më popullor, e sa më i dukshëm, po harron që është ministër, e jo pjesëtar i Policisë. Sa kam qenë unë drejtor i Policisë s’janë përzier ministrat, unë kam pasur fatin që 6 muaj të punoj me Sveçlën, por i kemi pasur përgjegjësitë e ndara. S’kam lejuar që të përzihen, unë dhe menaxhmenti kemi qenë mjaft të pavarur në kryerjen e punëve që i kemi pasur. Policia në aspektin operacional duhet të jetë e pavarur, por nuk është e pavarur. Këtë e dimë të gjithë, kjo ndodh për shkak se ministri brendshëm luan rolin e të gjithë strukturës së Policisë, jo vetëm të drejtorit”, potencoi Qalaj në emisionin “Ditari”.

Tutje, Qalaj theksoi se Policia e Kosovës ka më së shumti nevojë të mbështetet me buxhet, teksa politikat të qëndrojnë sa më larg, në mënyrë që të funksionojnë më mirë.

“Policia e Kosovës ka nevojë të mbështetet me buxhet dhe pastaj t’i alokojnë resurset ashtu siç i planifikojnë gjatë planifikimeve të operacioneve. Policia ka kapacitete që të funksionojë ashtu siç duhet, që të jetë efikase e të ofrojë shërbime të mira për qytetarët e Kosovës, ndërsa politika të jetë sa më larg”, tha deputeti i PDK-së./teve1.info/.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot në paraqitjen e raportit të punës për vitin 2023, para Komisionit për Çështje te Sigurisë, tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është e qetë, por në pjesën veriore vazhdon të mbetet e brishtë.

Teksa përmendi sulmin terrorist në Banjskë, shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri.

VIDEO BONUS: