Qalaj: Prokuroria e Speciales veç po do të gjejë arsye për moslirimin e Thaçit nga paraburgimi

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i ka quajtur të paqëndrueshme argumentet e përdorur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Qalaj tha për Klankosova.tv se kjo prokurori veç po dëshiron të gjejë arsye për mos ta liruar Thaçin.

“Kjo çka ka bërë prokuroria është tejet e ulët. Ajo po dëshiron vetëm të gjejë arsye që ta refuzojë lirimin me kusht”.

“Policia e Kosovës e ka bërë detyrë që të iu ofrojë siguri liderëve që duan ta vizitojnë veriun e Kosovës. Edhe presidenti Thaçi ka shprehur dëshirë që ta vizitojë veriun dhe ne i kemi ofruar siguri ashtu që vizita të shkojë pa problemi”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se prania e tij në këtë aktivitet së bashku me presidentin nuk ka të bëj me afërsi personale.

“Jo, kjo nuk ka të bëj me afërsi personale. Po të isha edhe sot si drejtor i Policisë, do të kisha shkuar me secilin. Por, po dëshirojnë të gjejnë veç arsye që ta refuzojnë lirimin me kusht”.

Në dokumentin e kësaj prokurorie është publikuar një fotografi ku ish-presidenti Hashim Thaçi, shihet së bashku edhe me Rashit Qalajn, i cili ka qenë drejtori i Policisë së Kosovës.

Kështu kjo prokurori një nga arsyet se pse e kundërshton lirimin e Thaçit, është se ka dyshime se Policia e Kosovës mund të mbajë garancinë e ofruar për shkak të dyshimit se ish-kreu i shtetit të Kosovës mund të ketë afërsi me krerët e këtij institucioni.