Atentati

Qalaj: Maqedonia s’pati informata për atentat ndaj Kurtit

Reshat Qalaj, deputet i PDK-së, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për raportimet lidhur me përgatitjet për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të ndodhive në Këshillin e Sigurimit.

Qalaj ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur informacione për atentat ndaj kreut të ekzekutivit.

“Maqedonia nuk pati informata për atentat ndaj Kurtit”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Qalaj është shprehur se institucionet e vendit duhet të merren me këto raste për të mënjanuar ngjarjet që rrjedhin si pasojë e atentateve.

VIDEO BONUS: Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka shumë kërcënime nga strukturat të Serbisë