Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim ka deklaruar se fituese e zgjedhjeve të ardhshme në nivel qendrore do të jetë PDK.

Deklaratën e kurtit për “zhdukje të opozitës”, Qalaj e ka quajtur marrëzi.

“Po njëra nga marrëzitë e tij, që vazhdimisht po flet marrëzira, po ndoshta ka menduar që do të lshohet opozita në brendësin e partisë së tij, se ka opozitë të fortë aty. Mirëpo mendoj se Kurti është duke ju frikësuar zgjedhjeve të reja. Ne si parti politike po kërkojmë që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt dhe sovrani të vendosë se kush do të udhëheq këtë vend. Fituese dihet, Partia Demokratike”, ka thënë Qalaj për insajderin.