“Qaja natën pas gjithçkaje”, Niko Komani flet për herë të parë pas Eurovisionit

Jehona e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision vazhdon ende. Mes komenteve për tekstin, muzikën, përformancën e veshjes, vjen edhe reagimi i parë i Niko Komanit.

Stilisti që u kujdes për look-un e artistes deri tani ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe mos të japë intervista pas mbarimit të festivalit europian. Mirëpo, ditën e djeshme, si pjesë e jurisë në një emison mode, ai u shpreh kështu:

“Vija natën pas gjithçkaje, qaja se më mungonit(drejtuar Kiara Titos). Ka qenë një eksperiencë e pakrahasueshme. Një nga ekperiencat më të bukura të jetës sime. Dhe më vjen mirë që e ndava në të njëjtin vit që unë ndaj një nga projektet më të bukura, Style Star. I kisha të dyja në të njëjtin vit dhe isha shumë i lumtur për këtë gjë. Uroj t’ju kem bërë krenarë me gjithë gjërat e bukura dhe jo të bukura”.

Veshja më e zhurmshme ishte ajo e ceremonisë së hapjes së ‘Eurovision’ përgjatë tapetit Turquoise. Ronela u cilësua mes të veshurve më bukur me fustanin e saj spektakolar shumëngjyrësh me një kapele katrore. Një detaj që mori vëmendjen ishte shiriti me ngjyrat e ylberit, përmes së cilës këngëtarja duket të ketë zgjedhur të shfaqë e njëkohësisht edhe të ketë përkrahjen e komunitetit LGBTIQ+.

Mirëpo një artist brazilian me emrin Pedro Leopoldom i akuzoi se ishte e kopjuar nga ai. Pas akuzave publike të tij Ronela publikoi foton e veshjes në Instastory, krahas së cilës shkruan që është ilustruar nga Pedro Leopoldom, teksa i ka bërë tag edhe këtij të fundit duke i dhënë kështu meritat.

Niko publikoi një status në Instastory ku shkruante se është në komunikim me artistin brazilian, por pa dhënë asnjë detaj. “Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjitçka është nën kontroll! Faleminderit.”- thuhej në statusin e plotë të Niko Komanit.