PZAP gjobit me 10 mijë euro Listën Serbe në Kllokot

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 10 mijë e 100 euro Listën Serbe në Komunën e Kllokotit.

Në vendimin e PZAP thuhet se ankesë kishte parashtruar kandidati i GI Srpska, Strahinja Spasiq.

“Pranohet i bazuar A.nr.1142/2021, e paraqitur nga Strahinja Spasiq, kandidat për kryetar komune të Kllokotit, ndërsa subjekti politik Lista Serbe, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 10,100 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të datës 14.11.2021”, thuhet në vendimin e PZAP.

Lista Serbe detyrohet që ta paguajë këtë dënim përbrenda 15 ditësh. 

Vendimi i PZAP-së