Ministrja e MPJD-së

Pyll, shtëpi, truall- Kjo është pasuria që deklaroi Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë 80 mijë euro, një pyll që kap vlerën e 10 mijë eurove, truall 20 mijë euro dhe një arë me vlerë 15 mijë euro.

Gërvalla po ashtu ka deklaruar se ka aksione në tri biznese. Në “Albingua” ajo ka 100 për qind të aksioneve në vlerë të 500 eurove.

Ajo është bashkëpronare në “Live is Live”, ku ka 25 për qind të aksioneve, si dhe bashkëpronare në “Promicle”, ku ka 33 për qind të aksioneve.

Para të gatshme ka deklaruar se ka rreth 2 mijë e 200 euro.

Ajo ka deklaruar se merr pagë vjetore si ministre rreth 17 mijë e 800 euro dhe ka marrë mëditje 14 mijë e 400 euro.

Një veturë me vlerë rreth 7 mijë euro, dhe dy vetura tjera në pronësi të bashkëshortit dhe fëmijëve.