Hisen Berisha

Pyetje publike shokut Albin Kurti!

Shkruan: Hisen Berisha

Krejtë javën e kaluar shtetasit e Republikës së Kosovës janë traumatizuar nga rastet e të prekurve nga Covid19, vdekjet si dhe raportet e policisë së Kosovës për gjobat ndaj shtetasve të përkatësisë kombëtare shqiptare për mosmbajtjen e maskave.

Pse shoku Kryeministër, qeveria Juaj, nuk e shtritë sovranitetin qeverisës në veri të Republikës së Kosovës e të dënoni edhe atje qytetarët që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente publike?!

A është kushtetuese urdhëresa qeveritare që dënon vetëm shtetasit e përkatësis kombëtare shqiptare?

E radhës, dje në Cetinje, në një ceremoni zyrtare,  u kërkua kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë!

Qeveria edhe ti shoku Albin, jeni strukur në thellësinë e mashtrimit tuaj.

A s’ju ka mbetur aq trimëri sa të largoheni në drejtim të pa ditur dhe ta çlironi Republikën e sakrificës kombëtare shqiptare të Kosovës, nga tradhtia, mashtrimi dhe plaçka përmes arsyes për mbrojtje nga covid19?