Pyetet se a nervozohet në Ramazan, kështu përgjigjet Shefqet Krasniqi

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka thënë se për të do të ishte edhe më e kënaqshme të merrej edhe me punët në kuzhinë, sikur të mos ishte i angazhuar me punët tjera.

”Jo vetëm që është normale, por është madje e kënaqshme. Po të mos e kisha angazhimin, ngarkesën që e kam me punët tjera, në kuzhinë isha marrë dhe me kënaqësi e kisha bërë”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje ai është pyetur nëse zemërohet gjatë muajit të shenjtë islam, për të cilën ai tha

”Edhe unë njeri. Ramazan është, njeri jam. Nuk jemi të përkryer. Ne jemi njerëz. Sepse njeriu kalon nëpër faza të ndryshme. Te të gjithë ndodh kjo. Por, i mirë është ai, i mençur është ai që arrin ta mbajë veten në kontroll dhe mos me qitë gjuhë me pasoja të nervozes, të cilat mund të jenë të rënda”, ka thënë Krasniqi.