Pyetet se a do të kandidojë për presidente të SHBA-së, Michelle Obama befason me përgjigjen

Ish-Zonja e Parë e ShBA’ve, Michelle Obama, gjatë ditës së sotme ka publikuar librin ‘Becoming’, në të cilin ka treguar shumë gjëra nga jeta e saj.

Për promovimin e librit, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Good Morning America’, ku është përgjigjur dhe ka treguar detaje rreth tij.

Prezantuesja e emisionit, Robin Roberts, e ka pyetur zonjën Obama nëse ajo po mendon të kandidojë për presidente në vitin 2020, mirëpo përgjigja e kësaj të fundit ka qenë e shkurtër, transmeton gazetametro.

‘Unë mendoj se në këtë pikë, të gjithë janë të kualifikuar për të kandiduar për atë post dhe duhet të mendojnë ta bëjnë’, ka thënë Michelle duke qeshur.

‘Madje edhe vajza ime Sasha e mendon një gjë të tillë’, ka vazhduar ajo

Kjo deklaratë e ish-zonjës së Parë vije pasi që kuptohet se ajo dhe bashkëshorti i saj Barack Obama, e konsiderojnë Trump’in si të pakualifikuar për një post të tillë.

Ndryshe, libri i Michelle po vlerësohet shumë, dhe në të flet për shumë gjëra që nuk i kemi ditur më parë.