Pyetet nëse është pajtuar me Tunën, Nora Istrefi: Nuk jemi zënë ndonjëherë

Ka kohë që këngëtaret shqiptare, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu, nuk flasin me njëra-tjetrën.

Dikur mikesha shumë të mira e më pas edhe kunata, ato kanë qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë sa i përket raportit të tyre.

Megjithëse nuk është dhënë asnjëherë ndonjë arsye, artistet kanë bërë shpesh që të spekulohet.

E së fundmi Nora e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka treguar se a është pajtuar me artisten nga Shkupi.

“Nuk jemi zënë ndonjëherë. Nuk jam dëgjuar moti me Tunën, nuk e di ku është. Uroj të jetë mirë”, tha ajo.

Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu (Foto: Arkiv)

Krijuesja e hitit “Krejt mu kanë përzi” ka vite që është zhvendosur në Shkup për të jetuar, që pas ndarjes nga muzikanti Patris Berisha.

Me këtë të fundit ndan fëmijët, djemtë: Tianin dhe Zenin. 

Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu (Foto: Arkiv)