Pyet Milaim Zeka: Pse goditet kaq barbarisht e ballkanisht Meliza Haradinaj?!

Ish-deputeti dhe ish-gazetari, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook pyetur pse goditet barbarisht e ballkanisht Meliza Haradinaj.

Zeka duke akuzuar mediat dhe gazetarët ka shkruar se në një vend perëndimor nuk do të publikoheshin incizime që do t’ia shkatërronin karrierën dhe familjen dikujt.

Shkrimi i plotë:

Pse po goditete kaq barbarisht e ballkanish, Meliza Haradinaj?!

Nuk e mbroje askend perpos te vertetes

Dolen videoinqizime, ku nje matrapaz abuzonte me emrin e Kadri Veselit, duke kerkuar pare ne emrin e tije, per ndertimin e nje spitali. A kishte faj Kadria pse tjetri abuzonte ne emrin e tij? Jo.

Tash del nje inqizim, per te cilin ka dyshime se eshte i vitit 2019, permendet nga dikush burri i Ministres te Puneve te Jashtme, edhe vetem per klikime, apo bum mediatik, qohemi edhe publikojme gjera te cilat jane komplet te pavertetuara.

Qohet nje portal tjeter, qe eshte ne pronesi te nje mikut tim, edhe shkruan titull: ”Pasi u vertetu qe vodhi vota, Meliza dhe doreheqeje”?! Kur, kush e vertetoi?!

Per me qene shokimi edhe me i madh, nje keshiltar e Behgjet Pacollit, i cili jeton jashte Kosoves, bene nje koment, duke shprehur respekt per kete shkrim. Jam i sigurte qe shkrimin nuk e ka pa akoma as kryeredaktori, as pronari.

Nje pjese e madhe e gazetareve te stacionuar neper portale, per tema kaqe te renda, shkruajne ma me lehtesi se sa ato shkrimet si psh: Pse filan kengetareja e mbane doren ne mes te kembeve? Hajde qelloja a ka dashte mu kru, apo diçka tjeter?! Ose: Si doli Kejvina pa brek te Ermali?! Ama temat serioze nuk lidhen me pornografi.

Ju garantoje me jete, se ne asnje vend perendimor nuk do te publikoheshin inqizime te tilla, ku perpos qe ta shkaterrojne karrieren, ta shkaterrojne edhe familjen.

Mediat tona duhet me kuptu se per nje lajm te keq kurr nuk bahet vone, ama lajmi duhet te verifikohet, pastaj te plasohet ne publik. Mediat tona duhet 24 ore t’ua nxijne jeten komisionereve, te cilet per nje pagese banale, ua shkaterrojne jeten dhe karrieren shume konkurenteve politik! Keta duhet me qene tabele qitese e mediave.