Prokurorët e Moskës kanë kërkuar një dënim me tre vjet burg për deputeten komunale të opozitës, Yulia Galyamina, me pretendimin e shkeljes të ligjit rusë të protestave.
Galyamina u arrestua së bashku me 140 aktivistë të tjerë këtë verë për tubim kundër një pakete ndryshimesh kushtetuese të cilat ndër të tjera i hapnin rrugën presidentit, Vladimir Putin, për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2036. Gjashtë muaj më parë, gjykatat kishin gjobitur Galyamina për pjesëmarrjen në protestat për zgjedhje lokale të vitit 2019.
Galyamina, e cila shkroi në Twitter në lidhje me kërkesën e prokurorisë së shtetit për ta burgosur atë, e ka quajtur çështjen e saj të motivuar politikisht.
Gjykata e Moskës konfirmoi dënimin me burg prej tre vitesh për opozitaren Galyamina.
Rusët dënohen nëse marrin pjesë në tubime të paautorizuara, grumbullime ose marshime disa herë brenda një periudhe gjashtë-mujore deri në pesë vite burg.
Tre persona, përfshirë një aktivist të opozitës, i cili u la i lirë këtë javë pasi mbajti 18 muaj burg, janë dënuar më parë sipas ligjit të diskutueshëm që Putini nënshkroi në vitin 2014.
Një ligj tjetër që Putini nënshkroi në maj të vitit 2020 ndalon njerëzit që janë dënuar për pjesëmarrje në protesta dhe shkelje të tjera të kandidojnë për pozita në Rusi.
Ligjvënësit federalë garojnë për të miratuar legjislacionin e ri të sponzorizuar nga Putini që frenon protestat dhe zgjeron etiketimin si “agjent të huaj” për ata që marrin pjesë në protesta. Kjo është përpjekje e Putinit për ta frenuar opozitën para zgjedhjeve të vitit 2021.
Putini më parë rriti gjobat për ata që marrin pjesë në protesta dhe tubime.








