Putini thotë se të gjitha vaksinat ruse ndaj COVID-19 janë efektive

Presidenti rus Vladimir Putin të martën tha se të gjitha vaksinat ruse kundër COVID-19 ishin efektive, duke shtuar se vendi së shpejti do të regjistrojë një dozë të tretë kundër virusit,

Putini tha se Moska ishte e gatshme të bashkëpunonte me të gjitha vendet e tjera për vaksinat e koronavirusit. Përcjell Reuters raportimet e agjencisë ruse të  lajmeve RIA.

Kreu i shtetit rus njëherit  bëri thirrje kundër politizimit të procesit, një ditë pasi zhvilluesit e vaksinave Pfizer Inc dhe BioNTech thanë se vaksina e tyre eksperimentale ndaj COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive.