Putini si Stalini, krijon “Ushtrinë Rinore”, duke i indoktrinuar nxënësit e shkollave

Nxënësit e Siberisë marshuan me portrete të presidentit rus, Vladimir Putin, për të festuar “epokën” e tij gjatë procesioneve të qytetit të tyre kushtuar Ditës së Fitores, njoftuan media.

Fëmijët e rajonit Irkutsk u fotografuan duke mbajtur fotografi të Putinit dhe të veshur me uniforma të stilit ushtarak dhe beretet e kuqe të lëvizjes “Ushtria Rinore” që presidenti formoi në vitin 2015. Kritikët akuzuan autoritetet për militarizimin e shoqërisë me lëvizjen, një akuzë që ministri i Mbrojtjes i Rusisë e mohoi .

Organizatorët në qytetin Vikhorevka 4 mijë e 500 kilometra në lindje të Moskës thanë se marshimi ishte pjesë e një serie ngjarjesh që shënuan fitoren Sovjetike mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore si dhe Ditën e Shën Gjergjit.

“Ne vendosëm të shënonim kolonën tonë me portrete të Putinit dhe citate nga fjalimet e tij”, i tha Alexander Starukhin, kreu i degës rajonale të Ushtrisë së Rinisë, në faqen e internetit të lajmeve Tayga.info me bazë në Siberi. Ai shtoi se një nga fazat përfshin një “procesion të veshur me kostume që përfaqësojnë epoka të ndryshme, përfshirë epokën e Putinit”.

Putini është duke i indoktrinuar të rinjt për një Rusi të madhe, si në kohën e Bashkimit Sovjetik, duke i mësuar për ushtri që nga kopshti. /Ballkani.info/