Putini përshëndet “fitoren” e diktatorit Sirian Bashar al-Assad në zgjedhjet e manipuluara

Federata Ruse të premten përshëndeti fitoren “vendimtare” të Presidentit Sirian Bashar al-Assad pasi diktatori pretendoi rizgjedhjen me një fitore të madhe në një votim të kritikuar nga opozita dhe kombet perëndimore. “Një fitore vendimtare nga kreu i shtetit në detyrë”, tha ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Ne i shohim zgjedhjet si një çështje sovrane të Republikës Arabe Siriane dhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit të saj të brendshëm”, shtoi ai deklarata. Votat e manipulueshme dhe të diskutueshme që zgjasin jetën e diktatorit Bashar al-Assad në pushtet, janë të dytat që nga fillimi i një konflikti civil një dekadë që ka vrarë më shumë se 388 mijë njerëz, zhvendosur miliona dhe goditur infrastrukturën e vendit.

Në prag të zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia thanë se zgjedhjet nuk ishin “as të lirë as të drejtë” dhe opozita e copëtuar e Sirisë e ka quajtur atë një “farsë”.

Rusia ka qenë një aleate kryesore e regjimit sirian në konflikt dhe ndërhyrja e saj në luftë në shtator të vitit 2015 u pa se kishte kthyer rrjedhën e luftimeve në favor të Asadit. Ministria e jashtme e Rusisë përshkroi deklaratat perëndimore duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve si “një përpjekje tjetër për të ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë me qëllim destabilizimin e saj”.

“Askush nuk ka të drejtë t’u diktojë Sirianëve kur dhe në çfarë kushtesh ata duhet të zgjedhin kreun e tyre të shtetit”. Ndryshe, Rusia ka ndërhyrë në luftën e Sirisë, duke i dalë në krah diktatorit Asad, që po vret civil të pafajshëm me metoda çnjerëzorë.