Putini nënshkruan ligjin që e lejon atë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036

Presidenti rus Vladimir Putin, ditën e sotme i dha miratimin përfundimtar legjislacionit që e lejon atë të mbajë detyrën për dy mandate shtesë gjashtë-vjeçare, duke i dhënë vetes mundësinë për të qëndruar në pushtet deri në 2036.

Udhëheqësi 68-vjeçar rus , i cili tashmë ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, firmosi ditën e sotme mbi ligjin, sipas një kopje të postuar në portalin e informacionit ligjor të qeverisë.

Legjislacioni do të lejojë Putinin të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale pasi skadon mandati i tij aktual dhe i dytë radhazi në 2024.

Putini u zgjodh për herë të parë president në 2000 dhe shërbeu për dy mandate radhazi katër-vjeçare. Aleati i tij Dmitry Medvedev zuri vendin e tij në 2008, gjë që kritikët e panë si një mënyrë për të kufizuar Rusinë në dy mandate radhazi për presidentët.

Ndërsa ishte në detyrë, Medvedev nënshkroi legjislacionin që zgjat mandatet në gjashtë vjet duke filluar me presidentin e ardhshëm.

Putini më pas u kthye në Kremlin në 2012, duke fituar rizgjedhjet në 2018.

Kundërshtarët e Kremlinit kanë kritikuar legjislacionin që e lejon atë të kandidojë për dy mandate të tjera, duke e quajtur atë një pretekst për të lejuar Putinin të bëhet “president i përjetshëm”.