Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pësuar një goditje të radhës në reputacionin e tij.
Një studim i pavarur i botuar këtë të premte, kurrë më shumë se tash rusët nuk janë kundër Putinit që të rizgjedhet edhe një herë në pozitën që e ka.
Sipas agjencisë së sondazheve të qendrës “Levada” 41% e të anketuarve rusë thanë se nuk do të donin që Putini, të mbetet president pas vitit 2024, ndërsa 48% thanë se do ta bënin.
Kjo është rënia më e madhe që i ka ndodhur Putinit në popullaritetin e tij në mesin e rusëve.
Ky është kundërshtimi më i lartë ndaj rizgjedhjes së Putinit që nga tetori 2013, kur pjesa e atyre që ishin kundër perspektivës së mandatit të tij të katërt qëndroi në 45% kundrejt 33% që ishin në favor.
Shifrat e fundit vijnë disa muaj pasi rusët votuan në favor të reformave të diskutueshme kushtetuese që lejojnë Putinin të kandidojë për dy mandate të tjera, duke zgjatur potencialisht qeverisjen e tij deri në 2036.
Ata që ishin kundër mandatit të pestë të Putinit përmendën 21 vitet e tij në krye të Rusisë dhe një nevojë për ndryshim në udhëheqje, si dhe çështje sociale dhe moshën e presidentit, thuhet në studimin e “Levada”.
“Shumë e miratojnë veprimtarinë e Putinit dhe flasin për arritjet e tij të mëdha, por përsëri [thonë] se ata kanë nevojë për diçka tjetër”, tha zëvendës drejtori i “Levada”, Denis Volkov për faqen e internetit të lajmeve “Open Media”.
Open Media gjithashtu vuri në dukje një ndarje 48 me 42 midis burrave që kundërshtojnë rizgjedhjen e Putinit krahasuar me ata që e favorizojnë atë. Në mesin e grave, vetëm 35% do të dëshironin një ndryshim në udhëheqje krahasuar me 53% në favor të Putinit.
Levada anketoi 1,601 rusë personalisht nëpër 137 qytete midis 18-24 shkurt të këtij viti.







