Një video që është bërë virale nëpër mediat botërore, shihen protestuesit rusë që arrestohen nëpër qytete që po kundërshtojnë luftën e nisur nga Putini në Ukrainë. Një aktiviste derisa po mbante një letër me mbishkrim, bëri një pyetje retorike: “A mendoni se nëse them vetëm ‘dy fjalë’, do të arrestohem?”.

Edhe ashtu ndodhi, ende pa e përfunduar mirë, policia e arrestoi aktivisten kundër luftës. Ajo po mbante në duar një pankartë me mbishkrimin “jo luftës”.

Videot tregojnë se policia arreston këdo që është kundër luftës, që mban mbishkrime të ndryshme kundër luftës, ose thjesht del në sheshet e qytetit. Pak çaste më vonë, kamera i drejtohet një grua tjetër, e cila e pyeti burrin nëse filmon “ekskluzivisht opozitën apo edhe ata që kanë një mendim tjetër?”

Kur u tha se “ne transmetuam të gjitha opinionet”, gruaja u duk se filloi një fjalim në mbështetje të “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë. Por, përpara se ajo të arrinte të përfundonte frazën hyrëse “Jam e kënaqur me”, dy oficerë me uniformë e kapën dhe e çuan në mjetin e Policisë.

Mijëra njerëz janë arrestuar dhe po vazhdojnë të arrestohet, sepse po kundërshtojnë nisjen e luftës në Ukrainë nga Putini. Sipas Organizatave mbi 14 mijë rusë janë arrestuar në të gjithë Rusinë nga nisja e protestave. Kujtojmë, se përveç shtypjes së protestave, shumë media po ashtu u mbyllën ose u detyruan ta fshinin përmbajtjen, sepse Putini nxorri një ligj që dënon deri në 15 vite ata që e quajnë luftë e “jo operacion special”.

English subtitles for that unbelievable viral video of two women speaking with a cameraman near Moscow's Red Square.

First person holds up a sign that just says "two words." Arrested in seconds.

A second woman is seemingly about to voice support for Putin. Also arrested. pic.twitter.com/WzKMiAs485

— Alejandro Alvarez (@aletweetsnews) March 14, 2022