Ndërsa tensionet mbi Ukrainën kanë arritur majat e reja, mercenarë rusë po përgatiten të rrokin përsëri armët në Donbas. Vladimir Putin, presidenti autoritar rus, po i armatos ekstremistët duke iu dhënë armë të ndryshme që të jenë në gjendje gatishmërie.

Përveç 100 mijë trupave që janë stacionuar në kufi të Ukrainës, në rajonet e pushtuar të Ukrainës, separatistë e mercenar po kryejnë ushtrime që të ndezin luftën.

Një mëngjes të shtunë të ftohtë dhe me erë në një poligon qitjeje në perëndim të Moskës, një grup burrash me uniformë të plotë ushtarake po zhvillojnë stërvitje me të shtëna. Ata janë pjesë e Unionit të Vullnetarëve të Donbasit (UDV), një organizatë nacionaliste e përbërë pjesërisht nga ish- ushtarak, të cilët kanë luftuar me ndërprerje përkrah forcave separatiste pro-ruse në rajonin e Donbasit që nga fillimi i konfliktit në 2014.

“As kushtet në luftë nuk do të jenë të lehta, kjo do të na mbajë në formë nëse duhet të kthehemi në Donbas”, tha Sergei, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij. Ndërsa provat në rritje nga grupe të pavarura kërkimore tregojnë për përfshirjen ushtarake të Kremlinit në konfliktin e që ka marrë më shumë se 13,000 jetë.

Ndërsa përpjekjet separatiste kundër forcave të qeverisë ukrainase janë rritur nga vullnetarët rusë – qytetarë të zakonshëm si Sergei, me shkallë të ndryshme të trajnimit ushtarak, të cilët janë të prirur t’i bashkohen asaj që ata e shohin si një kauzë të drejtë. Kremlini ka mohuar fuqishëm çdo lidhje zyrtare me luftën në Donbas, duke thënë se çdo rus që lufton në Ukrainën Lindore janë vullnetarë të shqetësuar për kërcënimet e supozuara ndaj popullsisë rusisht-folëse në zonë nga ultranacionalistët ukrainas.

Sergei tha se ai iu bashkua luftimeve në vitin 2014 sepse ishte frymëzuar nga koncepti i Novorossiya – që do të thotë Rusia e re – emri historik për një pjesë të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore që u bë pjesë e Rusisë perandorake.

Presidenti rus Vladimir Putin fillimisht e ringjalli idenë menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia marsin e kaluar, dhe termi u miratua më pas nga rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës për të justifikuar përpjekjet e tyre për të përhapur lëvizjen e tyre anti-Kiev në të gjithë juglindjen e vendit. Megjithatë, nga fundi i vitit 2015, Kremlini e kishte braktisur kryesisht konceptin dhe shumë vullnetarë si Sergei u larguan nga rajoni për t’u kthyer në jetën e tyre normale në Rusi. Por ndërsa tensionet mbi Ukrainën kanë arritur lartësi të reja mes asaj që Perëndimi e sheh si një ngritje kërcënuese ushtarake ruse në shkallë të gjerë në kufirin me fqinjin e saj, anëtarët e UDV thonë se ata po përgatiten të rrokin sërish armët në Donbas.

Mbetet e paqartë se sa vullnetarë kanë luftuar në Donbas, apo si do të dukej një mobilizim i ri i mundshëm. Një përfaqësues i UDV, i cili u themelua nga Vladislav Surkov, ish-këshilltari për një kohë të gjatë i Presidentit Vladimir Putin, i cili më parë ishte përgjegjës për politikën e Rusisë në Ukrainë, tha për së aktualisht kjo organizatë nacionaliste ka 49 degë në të gjithë Rusinë dhe se anëtarësimi i saj është rritur në 14,500 që nga ky vit.

Është gjithashtu e paqartë se çfarë roli do të luanin nacionalistët rusë që po armatosen nga Putini në luftën e mundshme në Ukrainë. Në vitin 2014, Kremlini inkurajoi hapur separatistët, pavarësisht se mohoi përfshirjen në luftë, duke drejtuar programe televizive që lavdëronin veprimet e luftëtarëve. /Ballkani.info/