"Beograd"

Putin, Vuçiq, Dodik… bashkë në një film dokumentar “vajtojnë” për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, do të flasë në një film dokumentar, premiera e të cilit është caktuar për të shtunën, më 24 mars, në Shtëpinë Ruse në Beograd, shkruan Ballkani.info.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Presidenti i RS-së Milorad Dodik, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov dhe të tjerë gjithashtu marrin pjesë në filmin “Beogradi”, shkruajnë mediat ruse.

Shfaqja e dokumentarit është planifikuar pikërisht në 25 vjetorin e rënies së bombave të para në tokën serbe, thuhet në njoftimin e Shtëpisë Ruse. /Ballkani.info/