Putin viziton ushtarët e plagosur në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët e plagosur gjatë konfliktit në Ukrainë.

Përmes kësaj vizite, Putin synoi t’ua bëjë me dije ushtarëve rusë që i vlerëson për sakrificat teksa po hymë në muajin e katër të luftës në Ukrainë, raporton New York Times.

Ai u fotografua duke shtrënguar duart me mjekët dhe pacientët në Spitalin Klinik Ushtarak Mandryk në Moskë. Putin kërkoi nga qeveria ruse që ushtarëve të tij të mos u mungojë asgjë.