Presidenti rus

Putin tregon se çfarë bisedoi me Vuçiqin në Kinë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka folur kalimthi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Ai është i shqetësuar për situatën në rajonin e tij dhe rreth Serbisë. Ne ndajmë shqetësimin e tij”, tha Putin, transmeton Ballkani.info.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha dje se ka folur me Putinin, por nuk ka pasur takim dypalësh.

Vuçiq tha se vuri re se Putini po “shpërthente nga besimi”, duke shtuar se ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Kujtojmë se presidenti serb dhe ai rus po vizitojnë Kinën, ku morën pjesë në forumin ndërkombëtar “Belt and Road”. /Ballkani.info/