Kancelari gjerman, Olaf Scholz të premten ka zhvilluar një bisedë telefonike për rreth një orë me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky i fundit, sërish përmendi Kosovën duke pretenduar se mercenarë nga vende të treta po udhëtojnë për në Ukrainë, që t’i dalin përkrah në luftën me Rusinë.
Putin që prej kur nisi zbatimin e planit të tij për pushtimin e Ukrainës, e ka përmendur disa herë Kosovën. Njëjtë bëri edhe sot në bisedën me kancelarin Schol.
Putin ka përmendur edhe Shqipërinë e Kroacinë, duke rikthyer kështu deklaratën e MPJ-së ruse e cila u demantua nga të gjitha shtetet e përmendura.
“Po shohim gjithnjë e më shpesh ardhjen e mercenarëve nga vendet e treta, veçanërisht nga Shqipëria dhe Kroacia, militantë të Kosovës dhe madje edhe xhihadistë me përvojë luftarake siriane”, ka thënë ai.







