Moskë

Putin: Rusia eksportoi 15 miliardë dollarë armatim

Presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur i kënaqur me eksportin e madh të armatimit nga ana e Rusisë.

Ai tha që ndjen kënaqësi për faktin që ka kaq shumë eksport nga ana e shtetit rus, përkundrejt faktit që konkurrenca po mundohet ta bllokojë.

“Në vitet e fundit, volumi i eksportit të materialeve ushtarake ka arritur një nivel të lartë, diku rreth 15 miliardë dollarëve”, është shprehur Putin.

Presidenti rus tha se Rusia po e përcjell nga afër dhe do të vazhdojë ta monitorojë trendin global të marketit ushtarak, kështu që do të jetë e gatshme t’i ofrojë klientëve bashkëpunime të majme dhe fleksibile, transmeton Ballkani.info.

“Kjo është e rëndësishme sidomos në pikëpamjen dhe kushtet që rivalët tonë praktikojnë konkurrencën. Ata po mundohen të shantazhojnë klientët tanë, duke iu bërë presion dhe duke i kërcënuar me sanksione të ndryshme”, tha Putin. /Ballkani.info/