Putin përmend raketat hipersonike, thotë se ushtria është gati për luftë

Sot gjatë ditës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përgëzuar gatishmërinë e forcave të armatosura ruse, teksa tha se ai është i sigurt se ata janë në gatishmëri për t’u dalë në ballë interesave të sigurisë së shtetit të tyre të cilat ai i quajti si të ‘pa negociueshme’.

Një një adresim me tona të qarta kërcënuese me rastin e ditës së ‘Defender of the Fatherland Day’, Putin gjithashtu u mburr me sistemin ‘e avancuar’ të armëve të Rusisë dukE përfshirë raketat hipersonike, në kohën kur po rritet frika se këto pajisje mund të përdoren për të shkatërruar fqinjin e saj ish-sovjetik, Ukrainën, përcjell Periskopi.

Një sulm ndaj Ukrainës mund të filloj në regjionin Donbass më përpjekjet për të zgjeruar zonat e rebelëve që Putin pak më parë i cilësoi si të pavarura, lëvizje e cila ose mund të jetë në koordinim me ose para një sulmi shumë më të madh ndaj gjithë vendit. Nëse fillojnë këto luftime përgjatë kufijve të Ukrainës, ato mund të tërheqin brenda forcat e NATO-s të stacionuara në Evropë- duke ndezur frikën në atë që mund të jetë Lufta e Tretë Botërore, shkruan DailyMail, përcjell Periskopi.