Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se Putin nuk do të “sjellë në Serbi asnjë zgjidhje spektakulare për Kosovën”.
“Drejtuesit e Rusisë që nga fillimi, dhe ne i informojmë rregullisht, absolutisht mbështesin pozicionin e Serbisë. Pra, nuk do të ketë ide spektakulare, por një mbështetje për Serbinë do të jetë evidente”, ka thënë Daçiq për mediat serbe, transmeton Ballkani.info.
Ai ka thënë se ka shumë dezinformata në lidhje me marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në këtë rrafsh janë edhe shkrimet e mediave se Uashingtoni dhe Prishtina po bëjnë gati një ‘Rambuje’ të re”, ka thënë ai.
Sipas tij, Prishtina momentalisht është në një pat pozicion për shkak të “aktit jocivilizues” me vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.
“Më herët është insistuar në atë që Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, kurse tash përmend më shumë marrëveshja”, ka thënë Daçiq. /Ballkani.info/







