Putin nënshkroi ligjin e ri që do t’i denojë qytetarët, çfarë përmban ai?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin miratoi sot një ligj që parasheh gjoba ose burgim deri në 15 ditë për njerëzit që krahasojnë publikisht qëllimet dhe veprimet e qeverisë dhe ushtrisë me ato të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pari i shtetit rus dëshiron të heshtë të gjithë kritikët dhe për këtë po harton ligje që do të dënojë qytetarët dhe personat juridikë që dalin kundër tij.

Ligji, i cili është një ndryshim në Ligjin për kundërvajtjet administrative, dënon gjithashtu ata që “mohojnë rolin vendimtar të popullit sovjetik në humbjen e Gjermanisë naziste dhe misionin humanitar të BRSS-së në çlirimin e vendeve evropiane”.

Qytetarët që kryejnë këto shkelje do të gjobiten nga 1000 deri në 2000 rubla (11.1-22.2 euro) ose burgosje për 15 ditë.

Për personat juridikë, gjobat arrijnë deri në 50 mijë rubla (555 euro), të cilat në rast të përsëritjes dyfishohen ose mund të dërgojnë në pezullimin e aktiviteteve deri në 90 ditë.

Është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të agresionit të hapur të Rusisë kundër Ukrainës, shumë e krahasojnë Putinin dhe regjimin e tij me atë të Gjermanisë naziste dhe Adolf Hitlerit. /Telegrafi