Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj vendit të tij.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” pohon Putin.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” shton ai, shkruan BBC, transmeton Sinjali.

Putin thotë se “nuk ka nevojë” që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që “do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet tona”.