Putin më i shkathët se shoku i tij Erdogan, i thotë të fsheh hartën e Sirisë nga kamerat

Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme i ka bërë sot bashkë në Soçi, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kreun e shtetit turk, Reccep Tayip Erdogan.

Në këtë takim të dy liderët ishin përgatitur në detaje për të diskutuar rreth strategjisë së përbashkët për zonën e sigurisë në kufirin turko-sirianë ku gjenden edhe luftëtarët kurdë.

E përgjatë këtij takimi, Erdogan ka bërë një lëshim të vogël duke i lënë të hapura mbi tavolinë disa dokumente në të cilat shihej hapur harta e Sirisë.

Një gjë të tillë filluan ta filmonin kameramanët që u futen brenda takimit për të marrë pamje.

Por Vladimir Putin me prirjet e tij prej agjenti ka vërejtur një lëshim të tillë dhe i ka bërë me dije Erdoganit që duhet t’i mbyll dokumentet.