Putin: Luftëtarët e Wagner-it mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është adresuar kombit, pas rebelimit të armatosur të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës.

Putin tha se luftëtarët e Wagner-it mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, por ai shtoi se nëse ata nuk duan, ai do të mbajë premtimin dhe do t’i lejojë që të shkojnë në Bjellorusi.

Lideri rus falënderoi komandantët dhe ushtarët e grupit mercenar që shmangën një gjakderdhje.

Gjatë adresimit të tij të shkurtër, Putin nuk e përmendi Prigozhinin, por tha se organizatorët e revoltës kanë tradhtuar popullin rus./REL