Putin: Kievi po përpiqet të vonojë bisedimet e paqes me Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz i tha se Kievi “po përpiqej të frenonte bisedimet e paqes” me Rusinë, por se Moska ishte ende e prirur për të vazhduar negociatat.

“U vu re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të vonojë procesin e negociatave, duke paraqitur propozime gjithnjë e më joreale. Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë kërkimin për një zgjidhje në përputhje me qasjet e saj të njohura parimore” tha Kremlini në një deklaratë.