Putin flet për dërgimin e ushtrisë në Donbas, përmend edhe Kosovën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur për vendimin e tij që t’ua njohë pavarësinë dy rajoneve lindore të Ukrainës. Derisa sa i përket dërgimit të ushtrisë ruse jashtë kufijve, Putin është arsyetuar se “një gjë e tillë nënkupton ndihmesën ushtarake për këto republika”, shkruan telegraf.rs.

Ai ka thënë se Moska ka biseduar për këtë edhe me Perëndimin dhe Bashkimin Evropian, dhe shton se konflikti nuk është diskutuar.

Ndërkohë gjatë këtij fjalimi, ka folur edhe për Krimenë si pjesë të Rusisë derisa e ka përmendur edhe Kosovën.

“Njerëzit që jetojnë në Sevastopol kanë vendosur për veten e tyre, e kam thënë disa herë se sa ndryshon me rastin e Kosovës”, ka thënë Putin.

Tutje Putin ka thënë se zgjidhja më e mirë për Ukrainën do të ishte të refuzonte bashkimin në NATO dhe të mbante status neutral.