Putin fillon pushtimin e Ukrainës, Biden: Bota do ta mbajë përgjegjëse Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin dhe fillimit të operacionit të pushtimit të Ukrainës.

Biden e ka quajtur këtë sulm të paprovokuar dhe pajustifikuar dhe ka paralajmëruar se Rusia do të mbahet përgjegjëse.

“Presidenti Putin ka filluar një sulm të paramenduar që do të sjellë katastrofë të humbjes së jetëve dhe vuajtjeve njerëzore”, ka thënë Biden.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimet që ky sulm do të sjellë dhe SHBA-ja dhe partnerët e aleatët e saj do të përgjigjen të bashkuar dhe të vendosur. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, ka shtuar ai.

Në fund ai ka thënë se lutjet e tij dhe të bashkëshortes së tij Jill janë me Ukrainën.