Një video është shfaqur në mediat sociale që tregon presidentin rus Vladimir Putin duke puthur një kopje të Kuranit gjatë vizitës së tij në Çeçeni këtë javë, ndërsa Ukraina vazhdon operacionet e saj të befasishme ndërkufitare.

Gjatë vizitës, Putin u takua me liderin çeçen Ramzan Kadyrov, me të cilin vizitoi xhaminë e sapondërtuar “Isaa, a.s”. në kryeqytetin Grozni, transmeton Ballkani.info.

Me atë rast presidentit rus iu dhurua një kopje e Kuranit të zbukuruar me ar, të cilën e puthi para kamerave.

Qëllimi i vizitës së paparalajmëruar në republikën me shumicë myslimane ka të ngjarë të inkurajojë vullnetarët ushtarakë që po trajnohen në Çeçeni përpara se të dërgohen në frontin ukrainas, ku Rusia vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh intensive ushtarake, ndërsa ushtria ukrainase vazhdon operacionet në rajonin Kursk të Rusisë. Forcat çeçene besnike të Kadyrovit janë vendosur së bashku me ushtrinë ruse për të kundërshtuar përparimin ukrainas. /Ballkani.info/

Putin Kur’an-ı Kerim’e gösterdiği saygı ile gündeme geldihttps://t.co/fNi4H7GoSq pic.twitter.com/VOSt8VlfVD

— Sputnik Türkiye (@sputnik_TR) August 22, 2024