Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një konference për fundvit me gazetarë e pranoj se lideri i opozitës ruse ishte përcjell nga Shërbimi Sekret i këtij shteti. Putin tha para gazetarëve se Navalny mbështetet nga inteligjenca amerikane.
Një hetim që u realizua nga mediat doli në pah se lideri i opozitës ruse dhe kundërshtari i Putinit ishte përcjell nga viti 2017 nga Shërbimi Sekret Rusë në të paktën 30 udhëtime që i kishte realizuar, përfshirë këtu edhe muajin gusht të vitit 2020 kur edhe u helmua me agjend nervor të kohës së Bashkimit Sovjetik.
“Navalny ka mbështetjen e agjencive të inteligjencës amerikane. Dhe nëse është kështu… atëherë shërbimet tona speciale sigurisht që duhet ta mbajnë nën vëzhgim”, konfirmoi Putini që është vëzhguar lideri i opozitës. Por, përkundër kësaj Putin mohoi se Navalny ishte helmuar. Putin iu referua liderit të opozitës ruse si “pacienti në spitalin e Berlinit”, pa ia përmendur emrin.
Por shkencëtarët nga Gjermania, Franca, Suedia dhe trupi global i armëve kimike kanë vërtetuar se Navalny ishte i ekspozuar ndaj agjentit nervor të epokës Sovjetike ‘Novichok’ kur ai ra në koma më 20 gusht. Madje Putini ironizoi me liderin e opozitës. Ai duke qeshur tha “Kush ka nevojë për të? Nëse dikush do të donte ta helmonte, ata me siguri do ta kishin përfunduar punën”.
Helmimi i kundërshtarët të Putinit ka ngjallur shumë debat në qarqet ndërkombëtare. Shumë shtete kanë kërkuar që të sanksionohet Rusia. /Ballkani.info/







