Putin bisedon me Macronin 1 orë e 45 minuta
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron, raporton televizioni shtetëror rus.
Telefonata ka zgjatur 1 orë e 45 minuta, shkruan Sky News.
Herën e fundit që dyshja folën, ishte në fillim të kësaj jave, mirëpo biseda ishte e zymët.
Francezët thanë se nuk kishte asgjë inkurajuese në bisedën e tyre.
Biseda me Macron vjen pasi Putin pati një bisedë me presidentin e Turqisë Erdogan sot, në të cilën lideri turk i kërkoi atij të shpallte një armëpushim në Ukrainë.