Foto

Puthje e ledhatime, Dua Lipa me të dashurin e ri nuk përmbahen në rrugët e Los Angeles

Dua Lipa dhe Callum Turner janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin në rrugët e Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “One Kiss” dhe aktori britanik u panë ditën e martë duke u puthur, përqafuar dhe buzëqeshur ndërsa morën kafe dhe bënë disa blerje.

Çifti dukej shumë i lumtur dhe po shijon fazat e para të lidhjes së tij. Si një kavalier i vërtetë, Callum kishte hedhur krahun mbi shpatullat e Duas dhe mbante çantat e saj.

Historia e tyre ka habitur fansat dhe njëkohësisht ka shkaktuar një zhurmë të madhe. Kjo ngjarje e fundit duket se vetëm përforcon pozitën e tyre si një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it.