VIDEO

“Puthja” e sikletshme e ministrit kroat me ministren gjermane në samitin e BE-së shkakton polemika

Ministri i Jashtëm i Kroacisë ndezi polemika teksa ka përshëndetur homologen e tij gjermane me një puthje, në një takim të ministrave të BE-së në Berlin të enjten.

Gordan Grlić-Radman i shtrëngoi dorën Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, më pas u përkul përpara për ta puthur, por i ka kapur cepin e buzës. Fare qartë ministrja gjermane duket se është vënë në siklet.

Ministri kroat është kritikuar nga mediat vendase, sidomos nga aktivistja për të drejtat e grave Rada Boriq që e përshkruan incidentin si “shumë të papërshtatshëm“.

Ministri Grliq-Radman e mbrojti veten duke thënë se, ai moment ishte një “qasje e ngrohtë, njerëzore ndaj një kolegeje“. Ai e pranoi se ishte “ndoshta një moment i vështirë” dhe i kërkoi falje “kujtdo që e mori në këtë mënyrë“.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock nuk ka bërë asnjë koment deri më tani./TCh