Puthi brunen seksi, Kejsi thumbon keq Stresin

Ka mjaftuar një video e postuar në rrjetet sociale, ku dukej reperi Stresi, i cili shfaqej duke u puthur me një vajzë që të qarkullojnë thashethemet që ai mund të ketë nisur një romancë me dikë tjetër, pas ndarjes nga Stresi. Ende nuk dihet nëse kjo vajzë është një mike e tij, fanse apo po lind një dashuri e re.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Keisit. Në një postim në Instastory, Keisi ka publikuar një foto, e cila duket si një dedikim për reperin. “Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur”, shkruan Keisi.

Në videon që qarkulloi me shpejtësi dje, ishte një moment kur reperi hiqte edhe unazën e martesës dhe i dhuronte puthje brunes në video.

loading…