Pushuesi kosovar tregon për tmerrin që pa në Antalia: Copa të hirit binin në plazh

Zjarret që shpërthyen një javë më parë në Turqi që lanë të vdekur disa persona dhe të lënduar qindra të tjerë, kanë detyruar evakuimin e fshatrave të tëra.

Nga zjarret është përfshirë edhe destinacioni i njohur turistik, Antalya.

Një kosovar i cili po pushonte në këtë destinacion, ka rrëfyer për përjetimet e tij, në momentin që zjarri kishte shpërthyer në afërsi të resortit ku ai po kalonte pushimet me familje.

“Ishte një tmerr. Në fillim nuk e kemi ditë se çka po ndodhë, në orët e mbrëmjes klimat nuk kanë punu rreth 2-3 orë dhe askush nga personeli nuk na ka tregu se çka është duke ndodhë. Të nesërmen kemi dalë në plazhë dhe e kemi pa që krejt qielli është i errët. Fillimisht kemi mendu se koha është e vranët, por pastaj e kemi kuptu se është krejt diçka tjetër. Unë e kam vërejtë një lloj tymi, i pyeta personalin, thanë që është një zjarrin dikun. Ka qenë një lloj panike, për shkak se isha me familje. Gjatë gjithë ditës, kanë ra copa të hirit nëpër plazhë, diell ska pasë fare se është mbuluar me tym”, tha ai në ATV.