Ditët e fundit të këtij muaji, që shënon edhe fundin e vitit 2023, shumë qytetarë të Kosovës janë ankuar për fryrjen e faturave të energjisë elektrike, që janë shumëfishuar.
Për çmimet e faturave të energjisë elektrike, 8 vite më parë, vetë Lëvizja Vetëvendosje kishin reaguar kundër, edhe pse tani nuk po e konsiderojnë si shqetësim, e madje nuk kanë reaguar fare.
Në një postim në Facebook në faqen zyrtare të VV-së, para tetë vitesh kishin thënë se qytetarët më të varfër në Evropë, po i pagujnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.
“Qytetarët më te varfer në Evrope po i paguajne faturat më te shtrenjta te energjise elektrike. Drejtesia në Kosove ështe uzurpuar, po ashtu televizioni publik ështe kthyer në zëdhenës te Qeverise”, thuhej në postim, duke shprehur edhe pakënaqësi të tjera në lidhje me qeverisjen e asaj kohe.

VIDEO BONUS: Ma shtrejt rryma në Kosovë se në Gjermani







